6/18/2010

Manifestimi i shtetit “alla-serb” në Kosovë

Nga Olsi Baze

Të shtunën e datës 12 shtator 2010 me shumë revoltë dhe pikëllim në ekrann e TV Planet dhe shumë mediave botërore po shikoja se në vendin më të ri të Europës ishte rikthyer 11 vjet më pas metoda “alla-serbe” e të qeverisurit në Kosovë.
Metoda e ushtrimit të forcës dhe menaxhimi i arrestimit brutal të Albin Kurtit nga “triniteti politik i shënjtë” Eulex-Qeveri e Kosovës-Zyra Ndërkombëtare Civile, tregoi se kjo treshe barazohej me dhunën dhe shtazarinë që kishin treguar mercenarët sërbe të Beogradit, vite më parë në Kosovë me ndryshim se punët e pisët e kreu policia e Kosovës.
Dhuna e ushtruar nga policia e nësë mund të quhet e tillë, më kujtoi ato pamje të arkivave të TV ku policë shqipëtare me uniforma jugosllave rrihnin dhe torturonin studentët e pranverës 1981 në Prishtinës, kur këta të fundit kërkonin statusin e Republikës Brenda Federatës Jugosllave. Uniformat sot kanë ndryshuar nuk janë të jugosllavisë por të EULEX-it.
Unë personalisht nuk jam përkrahës I Vetvendosjes në Kosovë, as aktivist i tyre, por sic do kush në Shqipëri kam ndjekur aktivitetin e tyre dhe informuar duke lexuar broshurën e përmuajshme që kjo lëvizje boton.
Kam pasur rezervat e mia të thella mbi Vetvendosjen mbi formën e organizimit të saj dhe mbi faktin se për të testuar mbështetjen dhe forcën e programit të saj asaj i duhej të evoluonte dhe konkuronte në skenën politike kosovare për të legjitimuar kërkesat e saj, për të parë realisht peshën politike të saj në opinion.
Data 12 qershor 2010 ishte pikërisht një sinjal i mirë, Albin Kurti shprehu qëllimin e lëvizjes së tij për të marrë pjesë në garën politike dhe ky është një sihariq i mirë për demokracinë në Kosovë.
Ka shumë arsyje përse trioja e shenjtë drejtuese e Kosovës veproi në mënyrë alla-serbce ne Kosovë.
Së pari qeveria e Kosovës është e dobësuar politiksht nga skandale të përfolura korrupsioni dhe ndodhet në konflikt autoriteti qeverisës me EULEX-in i cili po tejkalon dukshëm kopetencat e tij të parashikuar në misionin e tij fillestar. Ndryshimet në kabinetin e Z.Thaci disa javë më parë vetëm sa e forcuan idenë se korruspioni është problem serioz në qeverinë e tij pasi me përfshirjen në kabinet të dy ministarve (kulturës dhe shendetësisë) të përfolur për afera të dyshimta kredibiliteti i qeverisë ra në zero.
Z.Thaci vetëm pesë ditë më parë ju desh që të dilte publikisht në media dhe të lajmëronte publikun të përgatitej për një fushatë antikorrupsion në qeverinë e tij, cka nënkupton një ogur shumë të keq politik për kualicionin drejtues pas bastisjeve të EULEX të institucioneve dhe valixheve të tij personale. Kryeministri ndihet në presion nga dy palët, opinion publik dhe EULEX.
Deklarimi publik i Vetvendosjes për të marrë pjesë në politikë duke se e trembi qeverinë e Z.Thaci e cila i druhet një konkurenti të ri në skenën politike kosovare. Ka shumë ngjasja që elektorati I PDK të z.Thacit, me prirje të forta majtas dhe nacionale të rreshqasë tek një lëvizje politike edhe më majtas sic eshte Vetvendosja, dhe me karakretistika unifikuese nacionale edhe me të forta dhe kërkesë legjitime për vetvendosje dhe dheniës fund të një statusi absurd të kushtëzuar. Kësaj konkurence i druhen edhe partitë politike në Kosovë pasi asnjëra prej tyre nga frika se mos ndrydh mardhëniet me EULEX nuk doli që ta dënojë aktin e dhunës ndaj Vetvendosjes pa cka se u dhunuan të drejtat elementare të njeriut.
Fakti që Albin Kurti u arrestua ditën në të cilën ai shpalli Vetvendosjen si levizjë politike të mirrëfilltë, tregon një lloj nervoziteti tek qeveria Thaci, vetë metoda policore e përdorur ndaj anëtareve të Vetvendosjes ishte një shprehje brutale e dhunës që na riktheu në mendje Kosovën e 11 viteve të shkuara.
Aleanca e shenjtë Eulex-Qeveri u kthye e tillë sëpse të dyja kishin nevojë për një të tillë. Eulex ishte shndërruar në një institucion dështarak dhe qesharak që kur kishte filluar gjygji ndaj Z.Kurti. EULEX nuk ishte në gjendje që ta paraqeste atë para gjykatës së saj duke e pësuar një shuplakë të madhe për legjitimitetin e saj.
Gjygji ndaj Albin Kurtit për ngjarjet e 10 shkurtit të 2007 ku lëvizja Vetvendosje humbi dy anëtarë të saj nga plumbat skarco të policëve rumunë të UNMIK që quhet sot EULEX është një komedi absurd. Albin Kurti nësë ka shkelur ligjet e vendit të vet duhet të dënohet, fakti është se u dënua sa për sy e faqe, sigurisht sepse e kërkon EULEX. Përkrah Z.Kurti në në gjykatën e EULEX në datën 14 duhet mungonin policët rumunë të cilët vranë manifestues kosovarë që manifestonin një e drejtë themelore e tyrë.
Në një sistem drejtësie të mirëfilltë nuk mund të gjykohet njëra palë se shkatërroi tre makina dhe pala tjetër që vrau dhe morri jetë njerëzish të lihet e qetë sikur asgjë mos këtë ndodhur. Ende nuk ka një hetim ndërkombëtar të pavarur për ngjarjet e 10 shkurtit 2007, zëri i të vrarëve atë ditë ende sot kërkon drejtësi.
EULEX kishte nevojë nga ana e saj të jepte legjitimitet imazhit të vet prandaj I kërkuan qiraxhinjëve që drejtojnë Kosovën të conin Albin Kurtin zvarrë tek gjygjtari i EULEX autoriteti i të cilit po behëj qesharak në opinion. Në këtë kuadër në mënyrë që vetë EULEX mos dëmtohej më publikisht kishte nevojë për qeverinë që të kryente punën e “pisët” që të ushtronte pak forcë policore që të tregonte se po ushtrion pushtet që më përpara nuk e kishte.
Ndërkohë alenacës tripartite i shtohej edhe zyrës prezencës ndërkombëtare e cila nën moton se po punon “për stabilizimin dhe mbarëvajtjen e Kosovës” nuk I intereson që disa kosovarë të dalin në rrugë të vënë në dyshim mision e tyre dhe rrogat e majmë që marrin së bashku me EULEX të paguara nga taksa paguesit europiane. Ka ardhur koha që këto rroga të majme mos shkojnë tek disa burokratë port ë investohen për shkolla, rrugë, vende të reja pune dhe infrastrukturë për të gjithë në Kosovë. Qeveria e Kosovës duhet të meditojë nga ana e saj një shprehje të vjetër perse e cila thotë “ Është më mirë të jesh I lidhur në zhinxhirë me miq sesa në një kopësht mahnitës me një të huaj”

Ky shkrim eshte botuar sot tek e perditshmja Standart, Tirane.

6/07/2010

Morali i një vendimi politik dhe diplomaci kafenesh

Nga Olsi Baze

Në Francë një nga personazhet që i ka shërbyer me devotshmëri vendit të tij për shumë vite me radhë me referenca profesionale të jashtëzakonshme, ishte ish-Prefekti Maurice Papon. Ai kishte mbajtur gjatë karrierës së tij poste drejtuese në Policinë franceze njëkohësisht postin e Prefektit të Policisë për qytetin e Parisit, një nga detyrat më të rëndësishme që mund të mbajë një zyrtar i lartë. I dekoruar për punën e tij, i vlerësuar nga presidentë dhe kryeministra francezë, Maurice Papon një ditë vjeshte u kap nga e kaluara e tij e errët. Në vitin 1941, me detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Prefekturës së Bordeaux, gjatë qeverisë kolaboracioniste të Vichy, ai kishte bashkëpunuar me autoritet naziste dhe dhënë Gestapos emrat e hebrenjve të jugut të Francës. Personalisht kishte qenë i përfshirë në depërtimin e hebrenjve për në kampet e shfarosjes. Papon u vu para drejtësisë, u njoh fajtor për depërtimin dhe krime kundër njerëzimit dhe humbi të gjithë titujt dhe trajtimin që kishte përfituar nga shteti. Drejtësia, morali, triumfuan ndaj padrejtësisë dhe vendimeve administrative arbitrare që shkelnin të drejtat e njeriut dhe që kishin mbjellë vdekjen.

Shembulli i Papon duhet vendosur në të njëjtin kontekst me mosmiratimin e kandidaturës për postin e Gjykatës Kushtetuese disa ditë më parë nga Parlamenti shqiptar.Edhe pse në tryezën mbi drejtësinë, disa ambasadorë të huaj reaguan kundër Parlamentit për këtë vendim pasi kritikuan mungesën e seancave të hapura dëgjimore për kandidatët dhe se rrëzimi i kandidatit Kosta ishte bazuar mbi parimet e ligjit të lustracionit që është shpallur nga Gjykata Kushtetuese antiligjor. Diplomati amerikan në Tiranë shkoi edhe më tej kur nënvizoi se rrëzimi i kandidaturës ishte i paargumentuar dhe vendim politik i mazhorancës. Ky reagimi diplomatik për mosmiratimi i kandidatit të përzgjedhur nga Presidenti i Republikës, vendoset në valën e thirrjeve për ndërtimin pavarësisë së gjyqësorit, një nga pushtetet më të korruptuara në vend. Ajo që ambasadorët lanë mënjanë dhe që është pikë e rëndësishme ka të bëjë me kriterin e integritetit moral dhe profesional të gjyqësorit. Mazhoranca edhe pse me një akt politik, duke votuar kundër kandidatit Kosta, nuk mori vetëm një vendim politik por edhe një vendim moral të domosdoshëm. Pavarësisht deklaratave të ambasadorëve dhe argumentimit të tyre, është e rëndësishme që u ndërmor një hap i tillë, që mbart një standard moral të madh që duhet të aplikohet edhe në pushtetin legjislativ dhe atë ekzekutiv.Sugjerimet e ambasadorit Bosch se Parlamenti duhet të miratojë automatikisht kandidaturat e Presidentit për Gjykatën e Lartë, mbeten absurde të nivelit të një diplomacie kafeneje, sepse Parlamenti nuk është institucion kukull që duhet ti nënshtrohet vullnetit të Presidentit sa herë dëshiron ai, përndryshe cenohet pavarësia e pushteteve. Në SHBA ka pasur plot raste kur Senati ka hedhur poshtë kandidaturat e Presidentit Amerikan për Gjykatën Kushtetuese, askush nuk ka folur për mungesë transparence kur ka pasur një votim politik në Senat kundrejt disa kandidatëve. Ambasadorët e huaj edhe pse miq të Shqipërisë, nuk kanë përse të shkelin statusin e tyre duke ndërhyrë vend e pa vend në çështje institucionale shqiptare sepse kjo cenon sovranitetin e vendit dhe imazhi që përcjellin është ai i personave që informohen më shumë kafeneve të Tiranës sesa nga institucione serioze gjithëpërfshirëse. Këshillat dhe sugjerimet duhet të qëndrojnë në rrugë institucionale aq më tepër përsa i përket gjykatave, ku korrupsioni është galopant dhe drejtësia inekzistuese.
Në historinë moderne të SHBA nuk njoh ndonjë ambasador evropian ose të një vendi tjetër, të këtë dalë në konferencë shtypi në SHBA për të komentuar një vendim të Senatit Amerikan pasi ky hodhi poshtë një kandidature. Kjo gjë nuk ka ndodhur as atëherë kur Senati ka miratuar në Gjykatën Kushtetuese Amerikane persona të cilët kanë qenë pro vendimit me vdekje. Në rastin shqiptar, kandidati i propozuar nga Presidenti i Republikës mund të jetë një gjyqtar me përvojë, figurë e ndershme e sistemit të drejtësisë shqiptare aktuale, me kritere profesionale të forta, vlera të padiskutueshme, por ai nuk mund të ishte i pranueshëm moralisht nga një shoqëri e cila i ka vuajtur për dekada me radhë vendimet politike të gjykatave shqiptare nën regjimin totalitar. Kandidati në fjalë, pavarësisht rrethanave të kohës, ka dënuar vite më parë disa të rinj të cilët dëshironin të kalonin nga Tirania në liri, duke u arratisur nga burgu i madh që kishte bota, Shqipëria. Për shkak të këtij vendimi politik të gjyqtarit, të bazuar në ligjet e shtetit diktatorial, ai nuk mund të jetë pretendent për karrigen e Gjykatës Kushtetuese, përndryshe do përsëritej i njëjti gabim kur në krye të gjykatës u vu një person i cili kishte urdhëruar vrasjen e desidentëve politikë. Të rinjtë që u dënuan politikisht dhe kaluan vite në burgjet e komunizmit nuk do ndiheshim mirë nëse e kundërta do të ndodhte. Do ishte gabim fatal për shoqërinë shqiptare dhe institucionet tona ende të brishta të mos nxirrnin mësime nga e kaluara jonë e trazuar.Historia e njerëzimit na mëson se një nga urdhëresat që Perëndia i dha Moisut në Malin Sinai, ishte të mos dënoheshin njerëzit e pafajshëm dhe mos jepej dëshmi e rremë. Miku im, ambasadori Withers, me formim e tij si historian e di shumë mirë që etërit themelues të SHBA-ve kur shkruajtën Kushtetutën amerikane, shpenzuan shumë kohë duke studiuar historinë e njerëzimit, perandoritë e hershme, eksperiencën e shteteve të Evropës më qëllimin e vetëm që Kushtetuta amerikane që po shkruanin, me përmbajtjen e saj të mos përsëriste të njëjta gabime dhe të shmangte autoritarizmin. Të njëjtën shembull duhet të ndjekë edhe Shqipëria dhe të mësojë nga e kaluara e saj. Shoqëria nuk duhet të lejojë individë, që kanë dhënë vendime politike, dhe kanë shkelur të drejtat themelore të njeriut, pavarësisht rrethanave historike, nuk duhet të ulen në pozicione ku kërkohet të mbrohen liritë themelore në një kohë kur ata i kanë shkelur me të dyja këmbët ato.Vendimet politike duhet të mbartin një moral i cili do të vlejë për brezat e ardhshëm, ndërkohë pasardhësit e diplomatëve në Tiranë të mësojnë në të ardhmen nga këto situata konkrete se në Shqipëri diplomacia e kafeneve nuk i shërben shoqërisë shqiptare dhe as imazhit të vendit që ata përfaqësojnë.

Ky shkrim eshte botuar me 2 qershor 2010 ne Gazeten Tirana Observer

EULEX apo Euleh

Nga Olsi Baze

Ditët e fundit të pranverës 2010, EULEX ka qënë në epiqëndër të mediave ndërkombëtare. Në Ballkan një shprehje e vjetër sa moti, thotë se kur hyn në gojën e miletit nuk është shënjë bereqeti. Folklori popullor shqiptar shton se “ku ka zë nuk është pa gjë”. Shprehja në kontekstin aktual të ngjarjeve që ndodhin në Kosovë dhe vënë në epiqëndër EULEX nuk duhen interpretuar në sensin e “thashethemit” por të një realiteti të mirëfilltë përsa i përket punës së misionit të BE në Kosovë.

EULEX para disa vitesh, me një ceremoni pompose dhe vetekënaqësi europiane zëvëndësoi UNMIK në funksionet e tij në Kosovë. EULEX ka të përcaktuar disa objektiva madhore
Së pari vendosjen e ligjit dhe sundimit të tij dhe së dyti ruajtjen e terësisë territoriale të shtetit më të ri në Kosovë.
EULEX është konceptuar nga institucionet europiane si një organizëm që do të shërbente si një urë dialogu me autoritetet e Beogradit të cilat e kundërshtuan fort shpalosjen e EULEX ne Kosovë.
Kronika e muajit maj 2010 nga Kosova ka qënë e mbushur plot me ngjarje dhe kronika ku aktori kryesor është EULEX. Kosova pak ditë meë parë u trondit me zbulimin e një varri masiv, falë forcave të NATOS të cilat kishin fotografuar me satelit gropa të dyshimta ne territorin serb në afersi te rajonit të Rashkës gjatë vitit 1999. Në atë kordinatë gjeografike u zbulua varri masif ku prehen 250 trupa të pajetë të shqipëtarve të masakruar nga forcat serbe gjatë luftës së vitit 1999. Prokuroria serbe e detyruar nga NATO filloi gërmimet dhe trupat e pajetë tashmë akuzojnë hapatas shtetin serb për krime lufte.
Autoritet e EULEX pasi u njohën me këtë faktet hynë në kontakt me autoritet serbe për zhvarosjen dhe identifikimin e tyre. Deklarata e misionit europian i ndërtuar në formën e “salltaës rusë” nuk kanë dha ndonjë informacion transparent mbi këto eshtarat e gjetur kur me qindra familje në Kosovë presin me ankth gjetjen e të afërmëve te zhdukur.
EULEX në të vërtetë nuk disponon informacion të plotë nga autoritet serbe dhe në mënyrë që te behet protagoniste simulon një heshtje mediatike duke u fshehur pas disa voglësive teknike. Buxheti I jashtëzakonshëm që i akordohet nga BE duhet justifikuar dhe propaganda është mjeti më i mirë pë tu justifikuar edhe kur nuk ke përmbushur detyrën të cilën ta kanë caktuar. Në rolin e saj si urë lidhëze dhe nyje komunikimi misioni europian është i dështuar.
EULEX përbehet nga forca policore dhe gjygjesore nga vendet e BE dhe roli kryesor është vendosja e ligjit. Kontratratida më e madhe e këtij misioni, qëndron tek fakti se atë e përbejnë trupa nga vende europiane që nuk e njohin Kosovën si Republikë, por nga ana tjetër zhvasin paratë nga vendet e BE për trupat e tyre të cilat paguhen nga taksapagues europiane.
Një nga këto vende është Rumania, vend i BE cili nuk shquhet për luftën ndaj korrupsionit as si model i respektimit të ligjit. Më 20 prill 2010, 16 policë rumune të EULEX, teksa ktheheshin me pushime në Rumani, u ndaluan nga dogana maqedonese me akuzën e kontrabandës së organizuar të alkolit dhe cigareve.
Problemi i parë në rastin konkret ka të bejë me faktin se oficerët rumunë të EULEX kanë kaluar kufirin e Kosoves pa asnjë problem duke përdorur imunitetin e tyre, kanë shkelur ligjin e Republikës së Kosovës dhe vëtë EULEX ka shkelur principin e parë të misionit të tij atë të vendosjes dhe resptimit të ligjit.
Një miku i cili ndodhet me mision për EULEX mëë tregoi para disa kohësh një histori interesante për policët rumunë të EULEX. Këtyre të fundit ju ishte kërkuar të shkonin dhe të bastisnin një shtëpi dëfrimi ku vallzimi nudo dhe prostitucioni ishte praktike e njohur. Policët « sypatrembur » kishin pranuar ta kryenin aksionin me kusht që të vinin maskat, në menyrë që mos njiheshin në lokal duke qënë se ishin klientë të rregullt të atij klubi.
Për hir të së vërtetes duhet të nënvizojmë faktin se në vitin 2007 falë imunitetit të tyre në kuadër të UNMIK, policë rumunë vranë 2 persona dhe plagosën 80 të tjerë pa dhënë llogari para drejtësisë edhe pse kishin përdorur municione të ndaluara nga Konventa e Gjenevës për të shtypur protestën e Vetvendosjes.

Për të mbuluar skandalin e vet, EULEX vendosi të kryejë një aksion mediatik me synim luftën ndaj korrupsionit. Misioni shkoi deri atje sa bastisi zyrën e ministrit te transporteve të Kosovës dhe arriti kulmin dhe të kontrollojë valixhet me sendet personale të Kryeministrit të Kosovës gjatë nisjës së tij për në Turqi, Mos harrojmë se ku i fundit gëzon imunitet dhe pashaportë diplomatike si kryeministër i një vendi suvran.

Unë jam një qytetar që militon kundër imunitetit të personave politike dhe atij të gjygjësorit sepse kjo i vendos ata si gjithë qytetarët para ligjit. Kontrolli ndaj valixheve të Z.Thaci nuk më indinjon nëse është dicka rutinë dhe behet cdo hërë që ai del dhe hyn nga Kosova, por më është e papranueshme që Kryeministri i Kosovës të kontrollohet dhe ti shkelet imuniteti ndërsa disa policë batakcinj të EULEX ta bëjnë kontrabandë në mes të ditës pa ju hyrë gjëmbi në këmbë falë imunitetit të tyre.
Kur në aeroportin e Prishtinës zhvillohej një kontroll mediatik në të njëjtën kohë EULEX ishte i pamundur të parandalonte dhe të arrestonte më pas disa kriminelë në Mitrovicë që sulmuan me armë zjarri një patrullë suedeze.

Pazotësia e EULEX për të vendosur autoritetin e BE dhe autoritetve në veri të Kosovës është një fakt i pakontestusëm që dëshmon për dështimin e misionit për të vendosur sundimin e ligjit në veri të Kosovës
Paaftësinë që të ruajë kufirin verior të Kosovës EULEX e certifikoi kur në zonën veriore hyri Vojsllav Kostunicën një lidër radikal i cili shoqërohej me eskortë të armatosur mes të cilëve kriminelë që kërkohen për krime lufte. Kjo vizitë e aramatosur deskrititon më shumë EULEX, një mision i cili i ngjan përditë e më shumë një qeni roje i cili nga pamja e jashtëme imponon respekt dhe frikë, por që në detyrën e tij parësore mjaftohet vetëm të lehë dhe jo të kafshojë dhe të parandolojë akte të cilat në fund te fundit nuk cojnë vecse në një ndarje de facto të veriut të Prishtinës, ashtu sic dëshiron dhe synon Serbia. Në këtë kuadër nuk kemi të bëjme me EULEX por vetëm me EULEH, një mision që vetem leh.

ky shrkim eshte botura sot tek Gazeta Standart, Tirana Observer dhe Republika

Morali i një vendimi politik dhe diplomaci kafenesh

Nga Olsi Baze

Në Francë një nga personazhet që i ka shërbyer me devotshmëri vendit të tij për shumë vite me radhë me referenca profesionale të jashtëzakonshme, ishte ish-Prefekti Maurice Papon. Ai kishte mbajtur gjatë karrierës së tij poste drejtuese në Policinë franceze njëkohësisht postin e Prefektit të Policisë për qytetin e Parisit, një nga detyrat më të rëndësishme që mund të mbajë një zyrtar i lartë. I dekoruar për punën e tij, i vlerësuar nga presidentë dhe kryeministra francezë, Maurice Papon një ditë vjeshte u kap nga e kaluara e tij e errët. Në vitin 1941, me detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Prefekturës së Bordeaux, gjatë qeverisë kolaboracioniste të Vichy, ai kishte bashkëpunuar me autoritet naziste dhe dhënë Gestapos emrat e hebrenjve të jugut të Francës. Personalisht kishte qenë i përfshirë në depërtimin e hebrenjve për në kampet e shfarosjes. Papon u vu para drejtësisë, u njoh fajtor për depërtimin dhe krime kundër njerëzimit dhe humbi të gjithë titujt dhe trajtimin që kishte përfituar nga shteti. Drejtësia, morali, triumfuan ndaj padrejtësisë dhe vendimeve administrative arbitrare që shkelnin të drejtat e njeriut dhe që kishin mbjellë vdekjen.

Shembulli i Papon duhet vendosur në të njëjtin kontekst me mosmiratimin e kandidaturës për postin e Gjykatës Kushtetuese disa ditë më parë nga Parlamenti shqiptar.Edhe pse në tryezën mbi drejtësinë, disa ambasadorë të huaj reaguan kundër Parlamentit për këtë vendim pasi kritikuan mungesën e seancave të hapura dëgjimore për kandidatët dhe se rrëzimi i kandidatit Kosta ishte bazuar mbi parimet e ligjit të lustracionit që është shpallur nga Gjykata Kushtetuese antiligjor. Diplomati amerikan në Tiranë shkoi edhe më tej kur nënvizoi se rrëzimi i kandidaturës ishte i paargumentuar dhe vendim politik i mazhorancës. Ky reagimi diplomatik për mosmiratimi i kandidatit të përzgjedhur nga Presidenti i Republikës, vendoset në valën e thirrjeve për ndërtimin pavarësisë së gjyqësorit, një nga pushtetet më të korruptuara në vend. Ajo që ambasadorët lanë mënjanë dhe që është pikë e rëndësishme ka të bëjë me kriterin e integritetit moral dhe profesional të gjyqësorit. Mazhoranca edhe pse me një akt politik, duke votuar kundër kandidatit Kosta, nuk mori vetëm një vendim politik por edhe një vendim moral të domosdoshëm. Pavarësisht deklaratave të ambasadorëve dhe argumentimit të tyre, është e rëndësishme që u ndërmor një hap i tillë, që mbart një standard moral të madh që duhet të aplikohet edhe në pushtetin legjislativ dhe atë ekzekutiv.Sugjerimet e ambasadorit Bosch se Parlamenti duhet të miratojë automatikisht kandidaturat e Presidentit për Gjykatën e Lartë, mbeten absurde të nivelit të një diplomacie kafeneje, sepse Parlamenti nuk është institucion kukull që duhet ti nënshtrohet vullnetit të Presidentit sa herë dëshiron ai, përndryshe cenohet pavarësia e pushteteve. Në SHBA ka pasur plot raste kur Senati ka hedhur poshtë kandidaturat e Presidentit Amerikan për Gjykatën Kushtetuese, askush nuk ka folur për mungesë transparence kur ka pasur një votim politik në Senat kundrejt disa kandidatëve. Ambasadorët e huaj edhe pse miq të Shqipërisë, nuk kanë përse të shkelin statusin e tyre duke ndërhyrë vend e pa vend në çështje institucionale shqiptare sepse kjo cenon sovranitetin e vendit dhe imazhi që përcjellin është ai i personave që informohen më shumë kafeneve të Tiranës sesa nga institucione serioze gjithëpërfshirëse. Këshillat dhe sugjerimet duhet të qëndrojnë në rrugë institucionale aq më tepër përsa i përket gjykatave, ku korrupsioni është galopant dhe drejtësia inekzistuese.
Në historinë moderne të SHBA nuk njoh ndonjë ambasador evropian ose të një vendi tjetër, të këtë dalë në konferencë shtypi në SHBA për të komentuar një vendim të Senatit Amerikan pasi ky hodhi poshtë një kandidature. Kjo gjë nuk ka ndodhur as atëherë kur Senati ka miratuar në Gjykatën Kushtetuese Amerikane persona të cilët kanë qenë pro vendimit me vdekje. Në rastin shqiptar, kandidati i propozuar nga Presidenti i Republikës mund të jetë një gjyqtar me përvojë, figurë e ndershme e sistemit të drejtësisë shqiptare aktuale, me kritere profesionale të forta, vlera të padiskutueshme, por ai nuk mund të ishte i pranueshëm moralisht nga një shoqëri e cila i ka vuajtur për dekada me radhë vendimet politike të gjykatave shqiptare nën regjimin totalitar. Kandidati në fjalë, pavarësisht rrethanave të kohës, ka dënuar vite më parë disa të rinj të cilët dëshironin të kalonin nga Tirania në liri, duke u arratisur nga burgu i madh që kishte bota, Shqipëria. Për shkak të këtij vendimi politik të gjyqtarit, të bazuar në ligjet e shtetit diktatorial, ai nuk mund të jetë pretendent për karrigen e Gjykatës Kushtetuese, përndryshe do përsëritej i njëjti gabim kur në krye të gjykatës u vu një person i cili kishte urdhëruar vrasjen e desidentëve politikë. Të rinjtë që u dënuan politikisht dhe kaluan vite në burgjet e komunizmit nuk do ndiheshim mirë nëse e kundërta do të ndodhte. Do ishte gabim fatal për shoqërinë shqiptare dhe institucionet tona ende të brishta të mos nxirrnin mësime nga e kaluara jonë e trazuar.Historia e njerëzimit na mëson se një nga urdhëresat që Perëndia i dha Moisut në Malin Sinai, ishte të mos dënoheshin njerëzit e pafajshëm dhe mos jepej dëshmi e rremë. Miku im, ambasadori Withers, me formim e tij si historian e di shumë mirë që etërit themelues të SHBA-ve kur shkruajtën Kushtetutën amerikane, shpenzuan shumë kohë duke studiuar historinë e njerëzimit, perandoritë e hershme, eksperiencën e shteteve të Evropës më qëllimin e vetëm që Kushtetuta amerikane që po shkruanin, me përmbajtjen e saj të mos përsëriste të njëjta gabime dhe të shmangte autoritarizmin. Të njëjtën shembull duhet të ndjekë edhe Shqipëria dhe të mësojë nga e kaluara e saj. Shoqëria nuk duhet të lejojë individë, që kanë dhënë vendime politike, dhe kanë shkelur të drejtat themelore të njeriut, pavarësisht rrethanave historike, nuk duhet të ulen në pozicione ku kërkohet të mbrohen liritë themelore në një kohë kur ata i kanë shkelur me të dyja këmbët ato.Vendimet politike duhet të mbartin një moral i cili do të vlejë për brezat e ardhshëm, ndërkohë pasardhësit e diplomatëve në Tiranë të mësojnë në të ardhmen nga këto situata konkrete se në Shqipëri diplomacia e kafeneve nuk i shërben shoqërisë shqiptare dhe as imazhit të vendit që ata përfaqësojnë.

Ky shkrim eshte botuar me 2 qershor 2010 ne Gazeten Tirana Observer

Ekzorcizmi i nevojshëm për demonët e së kaluarës.

Nga Olsi Baze

“Në këtë vend asnjë fletë nuk lëviz pa e marr vesh unë më parë”. Augusto Pinochet
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë para tre javësh shpalli antikushtetues ligjin e Lustracionit të miratuar nga qeveria shqipëtare muaj më parë. Ky lajm kaloi në heshtje në opinionin shqiptar, duke qënë se aktuliteti kryesor në media, ishte përqëndruar tek procesi i liberalizimit të vizave dhe dorëzimi i pyetësorit në BE. Këto dy aktualitete janë shumë të rëndësishëm për Shqipërnë dhe shqiptarët, dhe padyshim përbëjnë një cast historik për cdo shqipëtar kudo që ndodhet ai. Shqipëria po shtron rrugën e saj drejt familjes të cilës i ka përkatur historikisht, asaj europiane. Para mberitjes në finish të këtij shtegëtimi të gjatë dhe të vështirë, vendit i duhet patjetër të kryejë ekzorcizimin e vet nga e shkuara dhe demonët e saj.
Ekzorcismi është një ritual fetar i cili ka si qëllim të dëbojë një entitet shpitëror keqëbërës, (demon ose shpirt të keq) që ka marrë në zotërim një qënie njerëzore.
Demonët dhe shpirtrat e këqinj të së shkuarës 50 vjecare diktatoriale, janë prezent në ambientet tona të përditeshmë madje e drejtojnë atë. Ata mbi ndërgjegjen e tyre kanë vrasje të njerëzve të pafajshëm, sajime dhe denoncime false, internime tortura dhe plot mëkate të tjerë, të cilat i mbajnë thellë të fshehura në pusin e ndërgjegjes së tyre.
Demonët dhe shpirtrat e këqinj, janë njerëz si gjithë të tjerët por janë kthyer në të tillë për shkaqe shumë të ndryshme. Ata janë qjyqtarë, politikanë, ambasadorë, hetues, prokurorë, oficerë policie në detyrë ose lirim, rektorë, kancelarë në ndonjë univeristet, analistë dhe gazetarë. Ata sërish drejtojnë kur morali dhe ligji kërkojnë që ata të largohen nga jeta institucionale dhe politike.
Me ndryshimin e sistemit politik në vend, demonët u konvertuan. Nga ish-bashkëpunëtorë, informatorë, rezidentë ose spiunë të sigurimit të shtetit u metamorfozuan në demokratë. U rikthyen sërish në origjinë si drejtues të komitetve të shpëtimit publik në 1997 teksa dogjën vendin të komufluar me uniforma të shteteve fëqinj të Shqipërinë.
Sot demonët dhe shpirtrat e këqinj janë kthyer në biznesmenë pasi vodhën vendin nga trazirat që shkaktuan, nxjerrin pasuri duke vjedhur biznesmenë të ndershëm, sepse tek ta shohin viktimat e radhës.
Demoni ka fuqinë dhe vecantinë e metamorfozës. Ai mund të marri shumë aparenca. Në shumë vende te botës komuniste që tani i përkasin familjes europiane, transparenca dhe hapja e dosjeve të krimeve të regjimeve komuniste ka qënë kusht për integrimin, një standart demokracie, një standart moral. Sigurisht nuk behët fjalë për larje hesapesh por një dëbim ose largim nga postetet drejtuese të vendit të individëve të cilët kanë marrë dhe shkatëruar jetë njëëzish. Kjo transparence në këto vende ka lejuar deshifrimin dhe rindërtimin e mozaikut të pakuptushëm dhe të fshehtë të mekanizmave djallëzore të funksionimit të brëndshëm të diktaturave në shumë vende të botës.
Më 4 shtator 1974 në Kili do të organizohej me një grusht shteti nga ushtria kiliane. I rrethuar nga ushtria mes luftimeve presidenti Aliende refuzoi të dorëzohet dhe vdiq nduke mbajtur në dorë një Kallashnikov AK, dhuratë e Fidel Castros.
Sturkturat e ushtarisë që morrën pushtetin, të drejtuar nga Augusto Pinochet, do të kthehen në struktura terrori dhe cfarosëse. Kazermat ushtarake u kthyen në qëndra ekzekutimesh dhe torturash të kundërshtarëve politike. Në krye të cdo hetimi dhe vrasje qëndronte “DINA”, policia sekrete e cila kontrollonte aparatin e shtetit, kryente seleksionim të aparatit qeveritar dhe kishte nën autoritetin e saj denoncimiet ndaj armiqëve dhe autoritet të plotë të vendoste mbi fatin e tyre.
Augusto Ugarte Pinochet organizoi shtetin e tij rreth “DINA-ës”, ”Direction Investigativa Nacional”, agjensia investigative më performante e një diktature në Amerikën Latine. Krijesë e Pinochetit, policia sekrete kishte një pushtet të palimituar, ajo i jep llogari vetëm diktatorit të Kilit.
DINA ishte policia, ushtria, drejtesia, ajo kishte spcifikën që nuk mbante arkiva me qëllim moslenin gjurmë rreth veprimtarive të saj. Asnjë gjurme dhe dëshmi mbi vendet ku krijohej gazi sarin, laboratorët e torturës dhe varret e viktimave. Qëndra kryesore e torturës ishte Villa Grimaldi në Terranova.
SIR shërbimi I inteligjencës rajonale dhe SIFA sherbimi informativ i Forcave Ajrore ishin pjesë e kësaj skeme e ndërtuar ne mënyrë mizore pë rte eleminuar kundërshtarët politikë. Plot 20 vite pas rënies së diktaturës kiliane, hapja e dosjeve konfidenciale, puna e drejtësisë në Santiogo por edhe asaj ndërkombëtare, mundësuan që të mbijetuarit të mësonin mbi mekanizmin e funksionit të diktaturës dhe personat përgjegjes të gjykohen para drejtësisë dhe të marrin dënimin për vrasjet dhe torturat dhe zhdukjet e personave të pafajshëm, madje vëtë diktatori ju nënshtrua një procesi të gjatë para vdekjes së tij.
Diktaturat në Europën Lindore kanë pasur specifikën e tyre organizimin dhe natyrën e tyre, strukturën horizontale ose vertikale në te cilën ato ndërtoheshin dhe merrnin jetë. Hallkat më e rëndësishme e një sistemi dikatorial pas udheheqjes, mbeteshin aparati dhe shërbëtorët e devotëshëm të cilët me një zell dhe bindje hipnotizuese mundoheshin të integroheshin sa më shumë për të treguar mekanizmit shtazor, përuljen dhe bindjen e verbër për ti shërbyer aparatit në të cilin ata e vetëindetifikoheshin. Është fatëkëaësi për ne shqipëtarët që dimë më shumë dhe më mirë sesi funksiononte KGB, STASI dhe UDB sesa si funksiononte makineria vrasëse e Sigurimit të Shtetit.
Në teologji dhe në kulturën fetare, demonët dhe shpirtrat e këqinj ekzistojnë që prej krijimit të botës. Ata funksionojnë sipas një hierarkie vertikale, një strukture të mirëfilltë. Ata klasifikohen si frymëra, të cilat janë vazhdimisht në kërkim të një viktime për ta sunduar dhe kontrolluar që ai mos jetë më i aftë të kontrollojë intelektin, fizikun dhe gjendjen shpirëtrore të tij. Fryma e keqe në këtë mënyrë penetron tek individi dhe ai fillon ta kontrollojë si gjithcka të tijën. Ekziston vetëm një mënyrë për ta larguar demonin ose shpirtin e keq, duhet ta ekzortizosh. Për të kryer këtë akt dëbimi duhet të kesh autoritetin e duhur për ti larguar përgjithnjë.
Shoqëria shqipëtare 20 vjet pas rënies së dikaturës jeton e mbushur e rrethuar nga demonë dhe shpirtra të këqinj të cilët funksionojnë me të njëjtën detyrë dhe qëllim, edhe pse diktatura dhe regjimi komunist nuk ekziston më. Ajo bashkëjeton me këto krijesa të komunizmit dhe injoron mekanizmat të cilat bënë që ajo te vuante një nga trnazicionet më të vështira që ka njohur një vend diktatorial. Hapja e dosjeve, transparenca dhe drejtësia duhen vendosur në piedestalin e tyre, në mënyrë që të mësojmë si shumë kombe të tjërë mekanizmat vrasës që disa gjenerata lejuan të ekzistojnë në Shqipëri. Para se ty hyjme ne familjen europiane detyrohemi ta shohim të kaluarën në një pasqyrë të qartë dhe mos lejojmë që demonët e të shkuarës të shkatërojnë dhe mbjellin dëshpërim në të ardhëmën. Ata duhen dëbuar nga jeta publike edhe pse disa diploamatë të huaj nuk e dëshirojnë ekzortizimin dhe ky është momenti më i mirë pë eta bërë këtë gjë.

Ky shkrim eshte botura sot tek e perditeshmja Standart dhe Tirana Observer date 22 prill 2010

Leksionet e cunguara të një Ambasadorit në Tiranë

Nga Olsi Baze

Dy javët e fundit që kaluan ishin të mbartura me shumë ngjarje dhe zhvillime në Shqipërinë e ngarkuar politikisht dhe emocionalisht. Në një vend që ndërton demokracinë dhe shoqërinë e lirë pas 50 vitesh totalitarizëm, debati është jashtezakonisht i dobishëm kur ai është produktiv dhe ndërtues për shoqërinë.
Ngjarjet që morrën më shumë vemedjen time këto dy javë ishin; e para letra e publikuar në një të përditëshme shqipëtare nga ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulta ku i bënte thirrje shoqërisë shqipëtare të pranonte homoseksulaitetin si fenomen, e dyta vendimi i gjykatës kushtetuese e cila e shpallte jokushtetues ligjin e lustracionit, i domosdoshëm për shoqërine shqipëtare; dhe ngjarja e fundit e cila po komentohet gjerë e gjatë ne media është fyerja publike që Greqia i bëri Shqipërisë ditën e kremtimit të pavarësisë greke.

Të treja ngjarjet në fjalë janë të ndërlidhura dhe pavarësist dinamikës së ndryshme fokusohen tek cështje të së drejtës së individit për të kërkuar drejtësi dhe status të barabartë në shoqërinë ku evoluon, por që diplomatikisht nga një përfaqësues diplomatik nuk trajtohet në të njëtin nivel.

Revolucioni Francez kishte si parullë shprehjen “Liri, Barazi dhe Vllazëri”, por edhe pse shkruhet në të gjithë emblemat e revolucionit, shumë kategorive të njerzëve ju mohonte të drejtat themelore. Edhe pse kanë kaluar plot 218 vjet nga lindja e parimit revolucionar, do të duhen ende shumë kohë që një vend si Franca të mund ta realizojë plotësisht atë parullë.
Ambasadori i Vëndeve të Ulta në Shqipëri, në një letër të hapur në shtyp për shoqërinë shqiptare, i bërë thirrje kësaj të fundit të pranonte homoseksualitetin si fenomen dhe mos e kishe frikë prej tij dhe ti trajtonte anëtaret e këtij komuniteti me të drejta të plota.
Megjithë rezervat e mia mbi ndërhyrjen e kryediplomatit të Vendeve të Ulta në cështje që nuk janë të fushës diplomatike, në kuadër të misionit të tij për të cilin taksapaguasit hollandeze e paguajnë, thirrjen e tij e konsiderova si një apel në kuadër të respektimit të të drejtave të njeriut.
Falë ligjit kundër deskriminimit të miratuar nga qeveria shqipëtare shumë minoranca do të mbrohen nga ky ligji, sepse ai i jep cdonjërës prej tyre shance të barabarta duke trajtuar njësoj para ligjit dhe duke i mbrojtur nga diskriminimi.
Në Shqipëri, ndoshta ambasadori hollandez nuk e di, jetojnë me qindra njerëz të cilët vuajtën për gati 50 vite me radhë, një nga diktaturat më gjakatare që ka njohur Europa.
Familjarë viktimash, ish të burgosur politikë, janë njerëz që kërkojnë prej vitesh drejtësi dhe të vërtetën, në mënyrë që të kuptojnë se cili ishte mekanizmi i cili bëri që të jetonin një ferr të vërtetë.
Është e trishtueshme që asnjë ambasador i huaj nuk është prononcuar me një letër të hapur që ti kërkojë shoqërisë, të respektojë të drejtat kësaj transparencën dhe mekanizmat e funksionimit të diktaturës shqiptare për nxjerrë para ligjit dhe drejtesië përgjgjesitë e cdo kujt që drejtoi ato mekanizma vrasëse.
Unë do ishte shumë entuziast të shihja një diplomat, pse jo atë të Hollandës, të bënte thirrje shoqërisë shqipëtare të pranontë një autospi të diktaturës që kaloi Shqipëria dhe të parandalonte individë që kanë bërë krime, torturë dhe ekzekutuar të pafajshëm të vazhdojnë pa asnje lloj morali karrierën në administratën e lartë shterërore sikur asgjë mos kishte ndodhur.
Në Hollandë gjatë luftës së dytë botërore nga 140.000 hebrenj që jetonin para luftës vetëm 30.000 mbjetuan. Pas luftës parlamenti hollandez, shoqata të ndryshme zbardhën e mekanizmin i cili kishte bërë të mundur eksterminimit e njerëzve të pafajshëm dhe ingranimin ne formacionet SS të mijra të rinjëve hollandeze që kryen krime në vendet ku shërbyhen Rajhun e Tretë.
Në Shqipëri duhet të zbatohet i njëjti mekanizëm, njerëzit që kanë përjetuar ferrin e diktaturës kërkojnë të drejtën e tyre për të ditur, të drejtën që njerës që kanë vrarë, urdhëruar, torturuar, zhdukur njërëz të pafajshëm të përgjigjen para drejtësisë. Ata janë me qindra, shumë herë më shumë se komuniteti homoseksual, dhe kanë nevojë që të mbeshteten më shumë se të parët në kauzën e tyre.

Më datë 25 mars 2010 populli shqiptar fyhej nga shteti grek, ndërsa në paradën e përkujtimit të pavarësisë së Greqisë një tokë ushtarake greke, pjestare e Atlantikut të Veriut, fyente shqipëtarët në mënyrë tejet primitive. Shoqëria shqiptare nuk pa ndonjë ambasador mik, as atë hollandez, të shkruante një letër për të dënuar një shtet anëtar të NATOS dhe BE i cili bëri fyerje pubike ndaj një vendi fqinj po anëtar i NATOS i cili është faktor stabiliteti në rajon dhe prodhon stabilitet.
Shoqëria shqiptare atë ditë kishte nevojë për të dëgjuar një zë miqësor i cili t’ju deklaronte se grekët duhet ti pranojnë shqipëtarë si qënie njërezore, një popull I lashtë po aq sa grekët dhe që po ndërton të ardhëmen e tij pas një trauma 50 vjecare, sepse edhe shqipëtarët kanë te drejta të barabarta me kombet e tjera në botë.

Të tre ngjarjet janë të lidhuara me njëra tjetrën sepse flitet për të drejta dhe liri themelore dhe dinjitet njerëzor në tëresi dhe jo ne preferenca selective, duke shkaktuar padrejtësinë.
Një histori në Orientin e Largët tregon sesi një grup dijetarësh talleshin me një kolegun e tyre se nuk dinte not, duke i argumentuar këtij të fundit që kishte humbur gjysmën e jetës për këtë arsyje.
Dijetari pasi meditonte fjalët e miqëve të tij vështroi se këta të fundit po i merrte rryma e lumit i cili po i mbullonte dhe që po kërkonin ndihmë. i pafuqishëm për ti ndihmuar, i trishtuar për cka po i shihnin sytë u përsëriti miqëve të tij se i vinte shumë keq që po humbnin përgjithmonë gjysmen e jetës së tyre.

Botuar me 31 mars gazeta Tirana Observer, Standart dhe Republika

6/05/2010

Leksionet e cunguara të një Ambasadorit në Tiranë.

Greqia, "thembra e Akilit" e Bashkimit Europian.

Nga Olsi Baze

Greqia po përjeton aktualisht një nga tregjeditë më të vështira që ka njohur historia moderne të saj që mund të krahasojet me Ilidën e Homerit. Një shtet dhe shoqëri e destabilizuar politikisht, ekonomikisht, e deskritituar në sytë e opinionit europian dhe atij ndërkombëtar.
Greqia është kthyer në “thembrën e Akilit” të Bashkimit Europian, sepse me reputaconin e Greqisë i ka lidhur fatet e veta edhe BE duke mbajtur mbi supe të njëjtin reputacion. Me kredibilitetin zero te Greqisë identifikohet tashmë edhe BE ajo për disa vite radhasi është bashkëfajtore e mashtrimit ekonomik grek.
BE, Komisioni Europian, vendet anëtare, kur pranuan Greqinë në eurozonë kishin dijeni që shteti helen kishte manipuluar dhe gënjyer publikisht mbi gjendjen ekonomike të saj. Greqia u bë pjësë e eurozonës pa qënë e përgatitur, duke luajtur për vite me radhë rolin e Pinokut dhe BE rolin e Lizës në botën e cudirave. Greqia “thembrën e Akilit” të BE, është një lloj virusi ekonomik që mund të infektojë dhe të verë në pikëpyetje stabilitetin e monedhës së përbashkët të BE dhe më gjërë akoma tregjet ndërkombëtarë. Me fjalë të thjeshta BE u bë bashkëfajotre ne një supermashtrim.
Qeveritë greke, të majta dhe të djathta, dhjetvjecarin e fundit kanë manipuluar shifrat e financave publike, deficitin dhe borxhin e jashtëm. Një skenar filmash që mund ta gjesh vëtëm në filmat që flasin për Cosa Nostrën. Dificiti grek kap aktualisht shifrën e 13%, në një kohë kur norma e lejuar nga BE për vendet anetarë të eurozonës është 3%, kur paralelisht buxheti ushtarak I Greqisë është nga më ta lartë në Europë.

Sigurisht Greqia nuk eshte i vetmi që e ka tejkaluar këtë limit buxhetor, Gjermania në 2010 do të arrijë një dificit buxhetor prej 4% të PBB, ndërsa Franca vend i cili nuk është vend model i vlerave buxhetore me një defict prej 8%. Shteti grek përballë krizës të paprecedent do t’ju propozojë huadhënesve të saj, ajo kishte marrë një kredi në mënyrë të fshehtë në vitin 2001 nga banka amerikane, një normë interesi prej 6,7%, normë 4 hërë më e lartë sesa normat e interesave të aplikuara në Francë dhe në Gjermani. Ky akt sipas Presidentit të Bankës Qëndrore Europiane, Jean-Claude Trichet do të sjellë rënien e vlerës së euros përballë dollarit.
Në këtë rast ulje të vlerës së euros do të shkërmoqej zona euro, Greqia do të ishte e detyruar të braktiste monedhën e përbashkët, dhe dy vende të tjera të eurozonës Portugalia dhe Spanja do të gjendeshin me deficite buxhetorë jashtëzakonisht të mëdhaja dhe do të detyroheshin edhe ato të dilnin nga eurozona.

BE gjendet në një vorbull financiare, aq më tepër kur nuk ka as një politikë ekonomike qëndrore, as nje bankë qëndrore, as një qeveri që fikson politikën e shkëmbimit të euros. Presidenti i BE Herman Van Rumpuy ndodhet përballë sfidës më të madhe të mandatit të tij, në këtë kontekst duhet interpretuar përpjekja e tij për të pajisur BE më një qeveri federale e cila do të këtë atribute të mirfillta.
Pamundësive të reagimit me mekanizma ekonomikë i shtohen edhe mungesa e mekanizmave politikë brenda BE. Deklaratat e udhëheqësve europiane, janë kontradiktore. Ndërsa Nicolas Sarkozy shprehet hapur gjatë vizitës së Papanderut në Paris se vendet e eurozonës duhet të ndihmonin vendet në vështirësi, Angela Markel linte të nënkuptohej në një deklaratë të saj se Gjermania nuk do të ishte aq e gatshme të paguante një faturë financiare për Greqinë në kohë krize ekonomike.
BE teorikisht nuk mund të ndihmojë financiarisht Greqinë, sepse traktatet europiane përjashtojnë mundësinë që vendet anëtare të eurozonës të shpëtojnë një vend anëtar në rast krize. BE nuk ka përcaktuar ndonjë masë finacare në raste të jashtëzakonëshmeë, të cilat do ta lejonin të ndërhynte për të ndihmuar vendet anëtare në vështirësi. Ky element përbën një shënjë dobësie politike të ndërtimit të BE.
Mundësia më e madhe mbetet qe vendet anëtare të anashkaljnë traktatet, por vendet e BE nuk zbllokuan asnjë fond konkret, ndërsa ngarkuan Komisionin Europian të kishte nën tutelë Greqinë ndërsa Bankën Europiane të ndihmojë ekonomikisht Greqine, me qëllim anashkalimin e FMN e cila do të këtë vëtëm një rol mbikyrës.

FMN teknikisht mund të sillte një ndihmë financiare Greqisë, por për këtë do të duhej që FMN të delegonte pranë Komisionit Europian dhe Bankës Europiane ekspertë të saj, në këtë rast nën tutelë do gjendej gjithë BE. Por FMN nesë do ta bënte këtë, ateherë misioni i saj fillestar do ndryshonte sepse FMN i vjen në ndihmë vendeve të botës se tretë dhe kjo do të shkaktonte panik në tregjet ndërkombëtarë të shqetësuar nga kjo situate katastrofike e financave publike greke. FMN teknikisht mund të sillte një ndihmë financiare Greqisë, por për këtë do të duhej që FMN të delegonte pranë Komisionit Europian dhe Bankës Europiane ekspertë të saj, në këtë rast nën tutelë do gjendej gjithë BE. Por FMN nesë do ta bënte këtë, ateherë misioni i saj fillestar do ndryshonte sepse FMN i vjen në ndihmë vendeve të botës se tretë dhe kjo do të shkaktonte panik në tregjet ndërkombëtarë të shqetësuar nga kjo situate katastrofike e financave publike greke.
Kryetari i ekzekutivit grek në një fjalim në Parlament paralamjëroi se kriza në të cilën ndodhej vendi i tij rrezikonte edhe pavarësinë politike dhe ekonomike të vendit të vet që prej vitit 1974.
Në Greqi fallstifikimi është sport kombëtar. Individët, ndërmarrjet, prefesionet liberale, tregëtarët nuk paguanjë taksat rregullisht dhe as nuk deklarojnë të ardhurat e fitimeve reale. Në këtë formë është ndërtuar një ekonomi ë nëndhëshme e cila sipas Yannis Stournaras, drejtor i Institutit të kërkimeve dhe studimimeve ekonomike përbëjnë 40% të PBB të Greqisë.

Shifrat publike janë të fallstifikuara prej vitesh, këtë fakt e dinin qeveritë greke ashtu si të gjithë qeveritë europiane, por këto të fundit nuk mund të verifikonin mashtrimin dhe mbartin një kosto shumë të lartë politike dhe ekonomike duke rrezikuar aë vendet anëtare të vuajnë efektet e krizës.
Gjendja e financave greke aktualisht është një katastrofë e vërtetë. Deficiti publik në 2009 përbënte 12.7% të PBB dhe parashikohet që të arrijë shifrën e 9.4% të PBB në 2010 ndërkohë që borxhi publik arrin shifrën e 300 milliardë dollarëve. Qeveria Karamanlis deklaroi në tetor të 2009 një deficit publik prej 6% ndërkohë që në muajin janar 2010, Papandreu kryeministër i sapo zgjedhur deklaroi një deficitit prej 12.6%.
Greqia mbetet një vend recidivist në fushën ë fallstifikimit të të dhënave të saj ekonomike. Në vitin 2001 ajo u pranua në zonën euro vetëm falë shifrave të fallstifikuara që ju serviri vendeve anëtare të BE. Më pas ajo fallstifikoi të dhënat ekonomike gjatë ndërtmit të kantierit të Lojrave Olimpike duke marrë fshehurazi një kredi në bankat amerikane me një përqindje të lartë.
Pyetja që parashtrohet në opinion është nëse duhet ti vijnë në ndihmë vendet e BE një shteti anëtari cili ka mashtruar sistematikisht madje duke përfituar edhe fonde europiane të cilat i ka shpërdoruar ato. Situata në Greqi do të këtë efekte negatve edhe në procesin e zgjerimit të BE. Nëse vendet kryesore kontribuese të BE do vinin dorën në xhep për Greqinë, ato nuk do të jënë të gatëshme të paguajnë një fakturë tjetër për zgjerimin e BE.

Kriza greke përtej problemeve të shumta ekonomike që nxorri në pah, mashtrimet, skandalet financiare dhe politike të qeverive greke të disa viteve rresht tregoi se reputacioni dhe lavdia e Greqisë po perëndon.
Greqia jo vëtëm që është deskritituar në politikën e saj të jashtme po nuk ka më asnjë lloj legjitimiteti brenda BE dhe roli i saj në rajon ka pësuar një goditje të madhe. Ndërsa BE i mbetet të shpresojë që në horizont mos shfaqet ndonjë skenar Argjentinas ku shteti falimentoi plotësisht.

ky artikkul eshte botuar sot tek Gazeta Tirana Observer dhe Standart 25/03/2010

Kostoja diplomatike e luftës së heshtur.

Nga Olsi Baze

Lufta e heshtur i përgjigjet rregullave të saj. Bomba që shpërthëjnë, anije që fundosen, njërëz që vdesin e zhduken në mënyrë të mistershme, janë pjesë e skenarit të kësaj lufte hijesh.
Në janar të 2010 në një hotel luksoz të Dubait, gjeti vdekjen në mënyrë të mistershme një nga drejtuesit kryesorë të lëvizjes ekstremiste Hamas. Mahmoud Abdel Raouf al-Mabhouh, një personazh i rëndësishëm për organizatën terroriste, mbante detyrën e ndërmjetësit për furnizimin me armë të Hamasit, ai shfrytëzonte disa kanaleve klandestine që e lidhnin me shtete si Irani, Kina dhe Koreja e Veriut. Nëpërmjet Detit të Kuq, Sudanit dhe Egjiptit, tranzitojnË armë që vijnë nga këto vende me destinacion final Hamasin. E kaluara e viktimes ishte shumë e pasur me veprimtari terroriste. Ai njihej me emrin e luftës Abou Abdullah, ishte përgjegjës për një sërë atentatesh dhe rrëmbimin e dy ushtarëve izrealite.
Ekzekutimi i Abou Abdullah sipas hetimit dhe deklartave të policisë së Dubait, është kryer me një pajisje elektrike, duke neutralizuar vitkimën dhe nën efektin e elektroshokut i pamundur të rrezistonte, një jastek sipër kokës së tij, i ka ndaluar frymëmarjen duke mos lënë asnjë gjurmë dyshimi për ekzekutimi ne pamje të parë. Nëse hoteli nuk do kishte kamera sigurie që do filmonin gjithë këtë skenar, sigurisht që do dilej me konkluzionin se viktima kishte pësuar atak një kardiak dhe nuk do ishte filmuar operacioni për eleminimin e tij. Një muaj para vdekjes viktima kishte qënë në Dubai, prej andej kishte udhëtuar drejt portit iranian të Bandar Abbas për të siguruar një ngarkesë me armë për në Gaza. Në këtë udhëtim ai ishte ndjekur nga agjentë sekretë izrealitë të cilët kishin zbuluar planin e tij.
Gjenerali Dhahi Khalfan shef i policë së Dubait deklaroi se pas vrasjes së aktivistit palestinez qëndronte Mossad madje ai paraqiti fakte që sipas tij e argumentonin implikimin e Mossad. Vrasja misterioze, faktet e zbuluara, fotografitë e publikuara të ekzekutorëve falë kamerave të sigurisë, mënyra operative e elemininmit le të nënkuptosh se pas vrasjes së aktivistit palestinez fshihet « Mossad », shërbimi sekret Izrealit.
Një ekip i përberë nga kidonë, “ekzekutues”, të mbështur nga një skuadër e dytë kidonësh, dhe 3 ekipe operacionale mbështetëse, kishin mbërritur në Dubai dhe studiuar terrenin dy ditë përpara mbërritjes së drejtuesit të Hamasit. E përditëshmja Haaretz, zbulonte nga ana e saj, se kryeministri izrealit kishte takuar komandon në fillim të muajit janar, në godinën e Mossadit. Ai ishte njohur me detajet e operacionit dhe miratuar këtë operacion së bashku me kreun e Mossadit, Meir Dagan. Gjatë ditëve në vijim komandoja u stërvit në një hotel të Tel Avivit i cili kishte një strukturë të ngjashme më atë ku do qëndronte viktima.

Ky operacion eleminimi edhe pse konsiderohet si nje dështim nuk është një akt i izoluar i izrealiteve, ai plotëson mozaikun e një serie vrasjesh në Lindjen e Mesme prapa të cilave fshihet Mossad.

Vrasja e parë që shënoi edhe celjen e opreacionit në shkallë të gjerë ishte vrasja e gjeneralit sirian Mohammed Suleiman muaj më parë. Ai ishte një bashkëpuntor i ngushtë i Presidentit Bachar el-Assad, i ngarkuar me cështje tepër konfidenciale mbi armatimin sirian dhe furnizmin me armë të Hejzbollah-ut në Liban.
Eleminimi i dytë, ai i Imad Moughniyeh kryetar i krahut të armatosur të organizatës sunite Hejzbollah, një nga njërëzit më të kërkuar në botë. Makina e tij shpërtheu në Damas në vitin 2008 pranë zyrave të shërbmit sekret sirian duke shkatërruar linjën e furnizmit të armëve të Hezbollah.
Vrasja e tretë e cila lidhet me vrasjen e Dubait ka të bëjë me vrasjen e dy krerëve të Hamasit në Berjut më 27 dhjetor 2009. Të dy viktimat kishin si detyrë të mbanin lidhje me Damasin dhe të siguronin armët për Hamasin në bashkëpunim me Abou Abdullah prej të cilit ishin ndarë disa ditë përpara ekzekutimit të tyre. Izraeli konsideron Hamasin si një gur shahu të Iranit i cili e furnizon më armë për të hapur një front në jug te Izraelit. Në 2009 disa anije të mbushura më armë iraniane të destinuara për Hamasin u fundosën nga një komando izrealite në një port iranian, ndërsa në nëntor 2009 në brigjet e Qipros u zbuluan një anije me 300 tonë armë iraniane që kishin për destinacion rripin e Gazës
Eleminmi i katër ka lidhje me vrasjen e shkenctarit iranian Massoud Ali Mohammed, i vrarë nga një shpërthim në muajin janar në Teheran. Mohammed ishte një nga ekspertët kryesorë të programit bërthamor iranian, të cilin Izaraeli e sheh si një rrezik të madh për sigurinë e tij. Pajisja e Iranit me armë bërthamore do të ndrysonte ekuilibrat politikë jo vetëm në Lindjen e Afërt por në gjithë Lindjen e Largët.
Mossadi institucionalisht është një shërbim sekret nën vartësinë direkte të Kryeministrit. Në rast suksesi ose dështimi, të aktivitetit së Mossad pasojat bien direkt mbi kreun e qeverisë. Benjamin Netanyahou i cili drejton qeverinë e Tel Avivit, për herë të dytë, është një kryeministër që historikisht ka qënë i mahnitur dhe i influencuar nga drejtuesit e Mossadit. Gjatë ushtrimit të mandatit të tij të parë, në vitin 1996, ai pati një eksperiencë të hidhur me shërbimet sekrete. Kryeministri në atë kohë urdhëroi vrasjen e sekretarit politik të Hamasit, Khaled Mechaal, me vendbanim në Aman. Operacioni i Mossad kishte si objektiv helmimin e Mechaal me një helm në vesh, por atenati dështoi dhe antarët e skudrës së ekzekutimit të Mossadit të pajisur me pashaporta kanadeze u arrestuan nga shërbimet sekrete të Jordanisë.
Kostoja politike dhe diplomatike e dështimit të këtij operacioni ishte madhe. Pozitat politike të kryeministrit u dobësuan së tepermi, Izraeli u detyrua të jepte ilacin kundër helmimit dhe të lironte nga burgu kreun shpirtëror të Hamasit sheikun Yasin, në këmbim të lirisë së agjentëve të Mossadit.
Dështimi i operacionit, në planin diplomatik vuri në pikëpyetje marrëveshjen e paqes midis Izraelit dhe Palestinës e negociuar nga administrata Klinton e cila i kushtezoi me pas marrëdheniet me Izraelin. Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Jordanisë, një nga partënerët më serioze të Tel Avivit në rajon u tensionuan së tëpermi. Ndërkohë një nga shtet mbështëse të Izraelit, Kanadaja tërhoqi kryediplomatin e saj dhe marrëdheniet midis dy vende ende sot nuk janë më si dikur sepse në operacion u përdorën pashaporta kanadeze të fallsifikuara. Me një fjalë, të gjithë qytetaret e Izraelit vuajnë në një mënyrë ose tjetër aktet e një organizmi të tillë si Moassad.
Nëse i heqim një paralel kronologjive të ngjarjeve krijohet përshtypja se historia po përsëritet. Elemini fizik i furnizuesit të Hamsit mund ti kushtojë politikisht dhe diplomatikisht Tel Avivit zyrëtar. Arsyeja e kësaj koste ka të bëjë me faktin se komandoja e Mossadit gjatë operacionit në Dubai përdori pashaporta të vendeve të BE dhe qytëtarëve europiane duke uzurpuar identitetin e vërtetë të qytetarëve europiane që jetojnë në Izrael.
Ky veprim solli dënim unamin të BE ndaj Izraelit. Zyrtarët e lartë të vendeve anëtare të BE u shprehen te indinjuar për këtë fakt. Karl Bild ministri i jashtëm suedez deklaroi se BE nuk të toleronte që pashaporta europiane të fallstifikuara të përdoreshin për operacione të tilla. Ministri i cështjeve europiane të Francës e konsideroi këtë akt si të papranushëm dhe jo miqësor pasi Izraeli kishte uzurpuar identitetin e vertetë të disa shtetasve franko-izrealite. Ministri britanik Miliband nga ana e tij thirri për sqarime ambasadorin e Izraelit, shtatë prej pashaportave ishin britanike dhe irlandeze. Zyrtarisht shtetas europiane kerkohen nga Interpoli për akuzen për vrasjen në Dubai në një moment kur ata s’kanë shkelur kurrë atje.
Ky veprim do të shoqërohet me një kosto diplomatike të madhe për Izraelin sepse nuk janë tensionuar marrëdheniet diplomatike me një shtet të vetem por edhe me disa vende anëtare të BE të cilat tradicionalisht kanë mbeshtetur Izraelin dhe që mund te ndikojnë negativisht në marrëdheniet Izrael-BE.
Situata diplomatike për Izraelin bëhet edhe më komplekse nëse marrim parasysh faktin se marrëdhëniet e Izraelit me SHBA kanë njohur ditët e fundit një krisje të konsiderushme për shkak të ndërtimit nga ana e qeverisë së kolonive të reja në territore palestineze. Deklaratat nga departamenti amerikan i shtetit janë për hërë të parë në historinë e tyre tejet të ashpëra ndaj aleatit tradicional të tyre në Lindjen e Mesme, madje mund të afirmojmë se situate nuk ka qënë kurrë kaq e tensionuar sa sot.
Kronologjia e ngjarjeve në terren ka dimanikën e saj e cila automatiksht përkthehet me një kosoto të lartë diplomatike për Tel Avivin me partënerët e saj tradicionale europianë. Krahas kësaj aleanca Izraeli ndodhet në një situatë tejet të vështirë në marrëdhëniet e tij me vende te moderuara arabe si Dubai dhe mbi të gjitha një tension dhe prishje ekuilibrash me aleatin e përhershëm SHBA.
Lufta në hije dhe e heshtur ka rregullat e saj, në disa raste ato mund të sjellin pasoja të rënda politike dhe diploamtike dhe që kërkojnë një aftësi xhonglimi jashtëzakonisht të madh, aq më tepër me aletatë tradiconalë më të cilët miqësia rrezikon të mos jëtë me si më parë.

Ky artikull eshte botuar sot date 16 mars tek gazeta Tirana Observer

3/12/2010

Mungojnë aleate në Afganistan….

Nga Olsi Baze

Barack Obama në dhjetor 2009 urdhëroi një shtim të numrit të trupave amerikane në Afganistan me rreth 30.000 mijë ushtarë duke ndryshuar kursin e politikës së shpalosur më përpara. Ky akt paralajmëronte se në terren po përgatitej një ofensivë e re ushtarake në Afganistan me qëllim dhënien fund sukseseve të rëndësishme të talibanëve në terren prej disa muajsh.

Kabuli është kthyer në objektivin madhor të politikës së jashtme amerikane, madje ai ishte një nga akset kryesore të fjalimit të Obamës në ceremoninë e marrjes së cmimit Nobel për Paqe.
Në Stockholm, Presidenti i SHBA bëri një referencë mbi atë të cilën ai e cilësoi si “nocionin e luftës së drejtë” duke u kthyer tek e njejta shprehje që kishte përdorur paraardhësi i tij në detyrë. Kjo referencë në momentin e marrjes së cmimit të paqes ishte paradoksale, teksa i dorëzohej cmimi Nobel për paqen, Obama ishte president i një vendi në luftë.
Ai nuk e kishte të nevojshme të pëdorte këtë term sepse në Afganistan, SHBA kanë një madant të qartë nga OKB e cila legjitimon ndërhyrjen ushtarake në kuadër të luftës kundër terrorizmit.

Obama përmendi nocionin e « luftës së drejtë » për faktin se lufta në Afganistan ka marrë një rrjedhë jo të favorshme dhe atij i nevojiten partnerë ushtarakë të rinj për të mposhtur talibanët dhe rindërtuar Afganistanin në një moment kur shumë vende aleate po i tërheqin trupat e tyre. Kjo është edhe arsyeja përse SHBA thirrën në Londër një konferencë ndërkombetare për Afganistanin e cila kishte si synim te kordinonte luftën kundrejt talibanëve në aspektin ushtarak dhe ekonomik dhe rritjen e numrit të ushtarëve aleatë ne terren. Por dështimi i atentatit në linjën e avionit Amsterdam-Detroit ndryshoi tonin e diplomacisë së Obamës ndaj Afganistanit dhe madje e detyroi të shtynte edhe mbylljen e burgut të Guantanamo.

Në këtë situatë nisi edhe ofensiva e fundit, para një jave e koduar me emrin “Mushtarak”.
Operacioni drejtohet nga forcat e NATO-s në bashkëpunim me forcat e ushtrisë afgane në jug të Afganistanit, në rajonin e Marjah në provincën e Helmad, territor problematik dhe një nga pikat strategjike më të rëndësishme për talibanët. Në këtë ofensivë që është edhe më e madhja e Natos në Afganistan marrin pjesë 15.000 ushtarë të NATOS dhe 4.400 ushtarë të forcave afganë. Operacioni ka ngjasa të medha të jetë etapa e parë e një strategjie me objektiva strategjikë dhe politike.

Objektivat politikë të këtij sulmi janë rivendosja e autoritetit të qeverisë afgane në rajonin e Helmadit, territor fqinj me një rajon tjetër bastion të talibanëve, Kandaharin dhe me pas të rindërtojnë një infrastrukturë publike e cila do të kthejë besimin e njërëzve tek qeveria shumë ë kontestuar e Hamid Karzait.
Objektivat strategjike, përkundrazi janë më të shumta në numër. Gjenerali Stanley McChrystal komandanti i NATOS, deklaroi se objektivi kryesor i operacionit është vënia nën kontroll i qëndrave të madhaja të banuara dhe rindërtimi i stacioneve të policisë. Vendosja e trupave ushtarake në këtë zonë do të finalizonte suksesin ushtarak të NATOS dhe do të hapte rrugën një faze tjetër atë të ndihmës, zhvillimit rindërtimit të zonës. Kjo strategji ishte e hartuar që në samitin e NATOS në vitin 2009 kur vendet anëtare miratuan planin e ri mbi Afganistanin.
Objektivi strategjik madhor është padyshim marrja nën kontroll e Helmand dhe Kandahar sepse aty ndodhen hambaret e opiumit të Afganstanit nga të cilat talibanët arrijnë të nxjerin fitime marramandëse nga shitja e tij duke siguruar falë parasë së drogës llogjistikën e armatimit për Al Qaiden që vepron në atë zonë tribale.
Pa dyshim që aktualiosht Al-Qaïda mbetet në atë ëonë një referencë. edhe pse sot njeh krizën më të madhe të ekzistencës së saj, ajo vazdon frymëzon kandidatët për terroristë në viset më të largëta.
Ajo mbetet një organizatë me emër, një referencë për grupe ekstremiste që ndajnë të njëjtin ideologji si në Algjeri, Indonezi, në Somali.
Grupet ekstremiste edhe pse të izoluara renvendikojnë vetveten si pjesë ë Al Qaidës kur në të vërtëtë ato nuk kanë asnjë lidhje me të.
Al Qaida e arriti kulmin e pjekurisë në 2006, por pas vitit 2008 ajo pësoi goditje të njëpasnjëshme të cilat i dobësuan së tepërmi pozitat e saj, në Afganistan dhe në botë. Ajo nuk është as sa edhe gjysma e hijes së saj. Mjafton të përmendim menyrën amatore në të cilën veproi djaloshi nigerian për të realizuar antentat në avionin e linjë s Amsterdam-Detroit për të kuptur amatorizmin e mënyrës së veprimit.

Al Qaida është më shumë një oraganizatë mitike e fokalizuar në një figurë mitike, Osama Ben Laden, i cili e zotëron shumë mirë artin e komunikimit politik nga shpellat dhe zonat tribale ku qëndron i paprekur midis Afganistanit dhe Pakistanit por që ka nevojë të dëshpëruar për suport financiar ne një kohë krize ekonomike botërore.

Ofensiva në Afganisatan nxorri ne pah surpriza të pakëndëshme për ShBA. Obama ndoshta nuk do ta kishte menduar kurrë se operacioni « Mushtarak » që përkthehet « së bashku » do të sillte përcarje dhe tërheqje për aleatët e tij europiane.
Në një seancë debati ndaj Afganistanit, kryeministri hollandez, Jan Peter Balkenende, u detyrua të paraqiste dorëheqjen e saj, duke i dhënë fund kualicionit të brishtë që drejtonte prej vitit 2007 me socialistët, pasi këta të fundit votuan kundër pranisë ushtarake hollandeze në Afganistan.
SHBA gjenden përballë faktit të pakontestushëm që prej qershorit 2010, forcat hollandeze prej 2000 ushtarësh të stacionuar në krahinën e Uruzganit do të tërhiqen prej terrenit pas vendimit të parlamentit. Ky akt do të pasohet me një problem strategjik për amerikanët, hapësira gjeografike në të cilën po ndërmerret sulmi i NATOS do të mbetet “bosh” pasi do duhen zëvëndësuar trupat hollandeze me trupa të tjerë. mision shumë i vështire në kushtet kur kriza ekonomike ka pushtuar shumë vende të botës.
Në Gjermani, Francë, Itali, Poloni, Spanjë që janë pjesëmarrëse në operacionet e NATOS ndërhyrja në Afganistan është kthyer në një subjekt antipopullor në një moment kur kriza ekonomike ka prekur qytetarët në masë të gjerë. Për qytetarëy është e pakuptushme të fusin dorën në xhep dhe të paguajnë taksat që shkojnë në buxhet dhe harrxhohen për Afganistanin.
Shumë prej qeverive europiane e kanë të qartë se dosja afgane solli edhe rënien e qeverisë hollandeze dhe me të fundin e solidaritetit transatlantik midis të majtës dhe të djathtës hollandeze, në një vend që ka reputacion pro-atlantist. Buxheteve të sakatuar nga kriza i shtohet ne një farë menyre edhe jopopullariteti i luftës, aq më shumë një lufte që tashmë zgjat prej 10 vitesh dhe që mbart një fakturë të rëndë financiare për tu përballuar, madje më keq akoma rrezikon qeverisjen në disa vende te Europës.
SHBA ju duhet të gjejnë aleatë të rinj në Afganistan, sepse tërheqja e shume shteteve europiane nga Afganistani do të ishte një dështim tepër serioz jo vetëm për SHBA por edhe do te diskretitonte NATO-n si aleancës ushtarake më të fortë në botë.

Ky artikull eshte botuar sot me 03 mars 2010

2/13/2010

Harresa është e mbushur me kujtime

Olsi Baze

Me daten 08 shkurt 2009 gazeta spanjolle El País ne një shkrim të gazetares Isabel Pedrote, publikonte listën dhe vendodhjen e 595 varreve masive në Andaluzi ku preheshin viktima të perjudhës së diktuaturës së Frankos. Kjo gjë u bë e mundur falë kërkimeve intensive në arkivat e disa institucione zyrtare. Falë një ligji qe kaloi në parlamentin spanjoll më 2007 i quajtur “Mbi memorien historike”, u bë e mundur të deklasifikoheshin shumë dokumenta sekrete dhe fale tyre shumë familje gjetën të afërmit e tyre të ekzekutuar nga diktatura e Frankos.

Të njëjtën ditë në një komunë te vogël periferike të Tiranës u gjenden eshtrat e 19 viktimave të ekzekutuar regjimit të diktaturës më të përgjakëshme në Europë, falë këmbnguljes së një qytetari që kishte sfiduar të gjitha ligjet e natyrës.
Ai prej vitesh kërkon varrin e të atit, të ekzekutuar nga pushteti diktatorial, duke arritur deri aty sa të gjente falë rryshfeteve personin 80 vjecar që kishtë ekzekutuar të atin.
Këtë akt mbinjerëzor ai e kishte kryer me shpresën se do të zbulonte gropën ku ishte varrosur I ati. Edhe pse ende nuk ka gjetur eshtrat e të atit ai zotëri. lejoi që 19 familje të gjenin eshtrat e familjarëve të tyre. Në Shqipeëri ekzistojnë me qindra gropa masive të pazbuluara që mbulojnë krimet e një regjimi makabër. Për këtë akt të tij shoqëria duhet t'i jetë mirënjohese.

Në një vend të vogël si Shqipëria mbetet tronditëse fakti që pas 20 vitesh të rënies së diktuatës shumë familje nuk dine ende vendin se ku prehen te afërmit e tyre të pafajëshëm të ekzekutuar nga diktuatura komuniste. Sot ka ende individë pjesë e strukturave shtetëroe të atyre viteve që mbajnë në heshtje fakte dhe detaje që do ti ndihmonin njerëzit të qajnë të afërmit e tyre njëherë e përgjithmojnë, t’ju ofrojnë të afërmeve të tyre një varrim të denjë sipas riteve njereëzore dhe fetare. Por ata heshtin sepse heshtja është ë mbushur me kujtime tromatizuese edhe për ta.

Sigurisht që kthimi nga ana e gjykates kushtetuese të ligjit te lustracionit nuk ishte një lajm i mire për demokracinë dhe riabilitimin e viktimave, sepse mbron ne një farë menyre njerëz të cilët kanë ekzekutuar njërëz të pafajëshëm në ëmër të një pushteti që nuk ishte asapk popullor por tërësisht individual dhe arbitrat. Logjikisht gjykata kushtetuese mbrojti edhe regjimin i cili i urdhëronte zyrtarët e vet ti kryenin krimet.

Në demokracinë shqipëtare ende të brishtë morali dhe logjika do ta donte që shumë prej prokurorëve dhe gjykatësve që kanë dënuar njërez të pafajshëm në regjimin komunist mos ushtronin funksionet zyrtare që ata ende mbajnë në emeër te moralit dinjitetit dhe respektit ndaj atyre mijra të pafajshmëve. Por sigurisht bota nuk është e përsosur, prandaj në të tilla situate vetë shoqëria, ligji dhe vetë sistemi demokratik duhet t’ju kërkojë dhe detyrojë këtyre personave të mos mbajnë më poste institucionale.
Përtej debateve mbi ligjin e lustracionit, partitë politike, parlamenti shqiptar të miratojë një ligj i cili deklasifikon të gjithë arkivat sekrete dhe detyron të gjithë instiucionet dhe individët që kanë njohje dhe dijeni mbi fatin e të zhdukurve dhe krimeve të diktuarës të bashkëpunojnë me drejtesinë në mënyre që familjarët e viktimave, që janë 4000 të zhdukur e pa varr në Shqipëri të kënë nje vendprehje ku vamiljarët ti qajnë dhe ti japin lamtumire dënjesisht.
Viktimat e komunizmit të lënë në harrëse përfqaësojnë kujtime dhe për famijlarët e tyre, por njëkohëshit brengë sepse ata nuk kanë mundur kurrë t’ju thonë lamtumirë.

Harresa është ë mbyshur me kujtime.
Në Spanjën e 2010 shume njerëz zbuluan se 30.900 fëmijë pjesa më e madhe fëmijë te viktimave republikanë të diktuarës së Frankos u morrën me forcë dhe u vendosën në monastire fetare, prej ku u adoptuan nga kolonele dhe familje afër pushtetit të Frankos duke i riedukuar dhe duke i brumosur me ideologji fashiste. Sot një pjesë shumë e madhe prej tyre kërkojne të dijnë origjinëen e tyre dhe gërmojnë ne harresen e historisë kujtime dhe dokumenta të cilat do të lejojnë të gjejnë prindërit e biologjikë dhe të rikuperojnë memorien dhe kujtimet e prindërve të tyre. Ata sot kerkojnë të dalin nga harresa dhe duan që drejtësia të shkojë ne vend.

Prandaj sot ne Shqiperi është e domosdoshme që të miratohet një ligj për Memorien Historike i cili ashtu si edhe në Spanjë lejon deklasifikinmin e dokumentave sekrete te krimeve të diktuarës, dënon krimet e saj dhe lejon drejtësinë të rehabiltojë viktimat e pafajshëme duke ju dhenë pafajësinë e shumë pritur. Por më tej ai do te lejojë brezat e rinj te njohë padrejtësitë e historisë dhe realitetin e një regjimi dictatorial si ai I Hoxhës
Vetëm atëherë kujtimet dhe brezat që do të vijnë do të vrasin harresën

8/25/2009

L’Albanie va renforcer son contingent militaire en Afghanistan

Traduit par Jacqueline Dérens
Sur la Toile :
Publié dans la presse : 29 juillet 2009
Mise en ligne : mardi 4 août 2009
Alors que l’Albanie a retiré ses troupes combattantes d’Irak en décembre dernier, elle va sensiblement renforcer son contingent en Afghanistan, avant les élections prévues le 20 août dans ce pays. L’Albanie est devenue membre de l’OTAN en avril dernier.

« L’Albanie a décidé d’accroître sa contribution aux forces de l’Alliance en Afghanistan, avant les élections du 20 d’août, qui sont considérées comme cruciales pour l’avenir du pays », vient de déclarer le ministre des Affaires étrangères.

Pour le moment, 30 membres des commandos albanais servent à Herat sous commandement italien. Un contingent supplémentaire de 120 hommes va être envoyé pour renforcer la sécurité avant la tenue des élections, alors que les forces de la coalition continuent à combattre les talibans dans la province méridionale de Helmand.

L’Albanie a aussi eu des troupes dans la mission conduite par les USA en Irak depuis l’invasion de 2003 jusqu’en décembre 2008. L’Albanie a retiré l’essentiel de son contingent, mais conserve en Irak une mission non-combattante de 200 personnes, basée à l’aéroport de Mossoul.

L’Albanie a rejoint l’Otan lors du dernier sommet de l’organisation atlantique, à Strasbourg en avril dernier, en même temps que la Croatie.

En juillet 2008, l’Albanie a envoyé 120 soldats des commandos au Tchad, dans le cadre de la mission de l’Union uropéenne en Afrique centrale. L’Albanie a aussi une mission de maintien de la paix en Bosnie.

Sali Berisha évoque « l’unité nationale » albanaise, Belgrade s’étrangle

Traduit par Mandi Gueguen
Sur la Toile :
Mise en ligne : jeudi 20 août 2009
Le ministère des Affaires étrangères de Serbie a violemment réagi aux récentes déclarations du Premier ministre albanais, l’accusant de provoquer la souveraineté et l’intégrité territoriale de la République Serbe. Sali Berisha a évoqué « l’unité nationale » albanaise, réclamant la suppression des frontières entre l’Albanie et le Kosovo, « qui ne peuvent se considérer mutuellement comme des États étrangers ».

Le ministère des Affaires étrangères de Serbie a envoyé une note de protestation par le biais du chargé d’affaires de l’ambassade de l’Albanie à Belgrade, pour exprimer son mécontentement. Le Premier ministre Sali Berisha a récemment déclaré que le projet d’unité nationale des Albanais devait être une idée phare de tous les hommes politiques en Albanie et au Kosovo.

« Le ministère des Affaires Étrangères condamne sévèrement la déclaration provocante du Premier ministre albanais qui menace la souveraineté et l’intégrité territoriale de la République de la Serbie », notifie la déclaration serbe. Le ministère des Affaires Étrangères serbe estime que de telles déclarations de Sali Berisha risquent de nuire aux rapports de bon voisinage et de collaboration régionale.

De l’autre côté, des sources proches du ministère des Affaires étrangères albanais, ont confirmé à notre journal que la réponse à la note de protestation serbe n’avait pas tardé : cette note explique, en cinq points, que les déclarations du Premier ministre albanais ne provoquent en rien la Serbie. Selon les diplomates albanais, la collaboration entre la République de l’Albanie et la République du Kosovo se fonde sur le respect mutuel naturel, et a pour point de référence commun l’intégration européenne.

« Le Premier ministre Sali Berisha et le gouvernement albanais sont décidés à progresser dans le chemin de la libre circulation des personnes et des marchandises ainsi que de la diminution des barrières existant entre les deux pays », précise la réponse albanaise aux inquiétudes serbes. « La politique étrangère de la République d’Albanie est gouvernée par les objectifs communs d’intégration euratlantique du pays et de la République du Kosovo », poursuit la réaction officielle albanaise.

« La République d’Albanie mise sur la collaboration et l’intégration régionale, une condition préalable à l’intégration européenne des pays balkaniques. Elle est, de surcroît, ouverte à toutes les initiatives visant l’intégration régionale et dans ce sens elle a appliqué une suppression unilatérale du régime des visas pour les citoyens de la République de Serbie pendant toute la saison touristique », explique enfin la note officielle du gouvernement albanais.

Cette dernière met aussi en évidence le fait que le Monténégro et l’Albanie partage déjà un poste de frontière commun, conscients que la libre circulation des personnes, des marchandises et des idées est le meilleur moyen pour progresser vers l’intégration européenne de tous les citoyens de la région. Le ministère des Affaires étrangères d’Albanie invite la République de Serbie, en tant qu’État voisin, à une collaboration pour favoriser la libéralisation de la circulation dans la région.

Sali Berisha et l’union de la nation albanaise

Lors d’une interview accordée à la chaîne télévisée Klan, le Premier ministre albanais a déclaré que l’unité nationale était l’idéal commun à tous les Albanais pour qu’ils se sentent bien dans leurs territoires. Concernant ce projet, il a précisé qu’il consistait « en l’union des territoires albanais qui ferait disparaître les conséquences des partitions injustes, les plus grandes que l’Europe ait connues… Je voudrais que les Albanais se sentent bien partout où ils sont sur leurs territoires, en Albanie ou au Kosovo. Nous ne pouvons ignorer les conséquences d’un siècle entier de séparation. Par ailleurs, rien ne justifie qu’il existe encore des postes-frontière entre l’Albanie et le Kosovo. Il n’y a ni frontière, ni policiers entre Strasbourg et Cologne. On peut même aller jusqu’à Bruxelles, traverser trois pays sans être arrêté par un seul policier. Par contre, il y a deux postes de douane et de police entre nous, à Morina et au Col de Prushi », a expliqué Sali Berisha.

Il a ensuite appelé à résoudre cette situation rapidement, affirmant qu’il était soutenu par les citoyens du Kosovo, très gênés par les longues files d’attente au poste-frontière de Morina. Sali Berisha a affirmé qu’il « demanderait au Monténégro » de supprimer aussi les postes-frontières. « L’Albanie et le Kosovo ne peuvent, en aucun cas, se considérer l’une l’autre comme des États étrangers », a-t-il affirmé, en ajoutant que « naturellement, cela n’avait rien à voir avec la souveraineté des autres États de la région ».